Limaj: Konferenca “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri" është e rëndësisë së veçantë

Limaj: Konferenca “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri” është e rëndësisë së veçantë

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale sot e ka filluar Konferencën Ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, e cila do të zgjasë dy ditë. Dhe do të mbahet në Emerald Hotel. Konferencën e ka hapur më një fjalim zëvendës-kryeminsitri i Kosovës, Fatmir Limaj. Ai në emër të Qeverisë e ka përgëzuar KPMM-n për hapjen e kësaj konference të cilën e ka cilësuar të rëndësisë së veçantë për vendin. Sipas tij është e karaterit informues për publikun dhe e subjektëve me interes të investime strategjike e cila ofron mundësi për institucionet e shtetit për të demostruar përkushtim për sektorin minerar, duke qenë se është hartuar Strategjia Minerare e Republikës së Kosovës 2012 – 2025. Pastaj sipas Limajt kjo koferencë ofron  mundësi informimi më të hollsishëm për këtë sektor me anë të prezantimeve e punimeve të ndryshme shkencore. Në fund ai është zotuar së Qeveria e Kosovës do t’i mbështes projektet strategjike minerare të cilat krijonë zhvillim industrial, eksport dhe gjenërojnë punësimin.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …