Policia publikon shifrat për numrin e të përfshirëve në luftën e Sirisë

Pas arrestimit të 44-vjeçarit Samet Imishti në Han të
Elezit, Policia e Kosovës ka publikuar disa të dhëna mbi numrin e qytetarëve të
Kosovës që janë përfshirë në konfliktin e Sirisë. Në një konferencë për medie,
zyrtarët e Policisë thanë se që nga fillimi i luftës në Siri e deri më tani,
numri i shqiptarëve të përfshirë është 300 persona, në mesin e të cilëve edhe
gra e fëmijë. Në bazë të dhënave që disponon Policia, aktualisht numri i
shtetasve të Kosovës që luftojnë përkrah organizatave terroriste në Siri është
80 vetë, ndërksa numri i të vrarëve nga Kosova vlerësohet të jetë 50.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …