PSD thotë së njohja e shtetësisë së Kosovës duhet të jetë pjesë e strategjisë për zgjerim të BE-së

Partia Social Demokrate ka përshëndetur zhvillimin e Samitit Bashkim Evropian – Ballkan Perëndimor që do të zhvillohet nesër në Sofje. “Ky samit, i pari i këtij lloji 15 vite pas samitit te Selanikut, është gjithashtu testi i parë serioz drejt realizimit të perspektivës së besueshme të zgjerimit dhe të thellimit të angazhimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor për të cilat u angazhua Komisioni Evropian në strategjinë e re për zgjerim”, thuhet në kumtesën e PSD-së. Sipas PSD-së, kjo nënkupton ndryshim rrënjësor në qasjen e vet Bashkimit Evropian, i cili sipas tyre duhet të thyej status quo-në e trajtimit të temave ekskluzivisht konsensuale siç janë infrastruktura apo rinia, për të adresuar edhe temat politike dhe ato potencialisht kontestuese siç janë kapja e shtetit apo trajtimi i diferencuar i shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …