Haradinaj: Ka ngjarje në histori që mbeten përgjithmonë në kujtesë e tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës

Haradinaj: Ka ngjarje në histori që mbeten përgjithmonë në kujtesë e tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkruar sot në rrjetin social se ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për brezat që vijnë.  E një ngjarje e tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga ushtarët e Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ dhe asaj 135 ‘Agim Zeneli’.

“Ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë. E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ dhe asaj 135 ‘Agim Zeneli’ dhe u shkrepën krismat e para të lirisë. Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr”, shkruan Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …