“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Auditori evidenton një varg shkeljesh ligjore dhe parregullsi në Zyrën e Kryetarit të shtetit

Një varg shkeljesh ligjore janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit në Zyrën e Kryetarit të shtetit. Sipas gjetjeve të Raportit të Auditorit, gjatë vitit 2017 ky institucion ndër të tjera në mënyrë joligjore ka mbuluar pozita me ushtrues detyre dhe në mënyrë joligjore ka lidhur kontrata mbi vepër. Parregullsi e dobësi Auditori ka gjetur edhe në planifikim dhe në realizim të procedurave të prokurimit, shpenzimet për mirëmbajtjen e automjeteve, respektimin në procedim të pagesave, menaxhimin e pasurisë, shpenzimin e parave të imëta dhe zbatimin e rekomandimeve nga vitet paraprake. Jashtë përmbushjes së planit të auditimit, Auditori e ka gjetur edhe Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Zyrën e kryetarit. Më të gjitha këto gjetje thuhet se është pajtuar edhe menaxhmenti i Zyrës së Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Çlirim Haziri: Ligji për UÇK-në nuk duhet të kthehet në garë politike mes partive

Përfaqësuesi i Platformës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar që dakordimi për hartimin …