Deputetët e LDK-së takojnë deputetin e Bundestagut z. Manuel Sarrazi

Deputetët e LDK-së takojnë deputetin e Bundestagut z. Manuel Sarrazi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK- së, Avdullah Hoti së bashku me deputeten, Vjosa Osmani, pritën në takim një delegacion të Bundestagut gjerman të kryesuar nga deputeti Manuel Sarrazi. Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për proceset e rëndësishme politike nëpër të cilat po kalon vendi . Gjatë këtij takimi, z. Hoti falënderoi z. Sarrazi për mbështetjen e deritanishëm të Bundestagut Gjerman si dhe për përpjekjen e vazhdueshme të Gjermanisë për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian. Ndërkaq z. Sarrazi vlerësoi lartë kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë gjithë procesit të shtet ndërtimit si dhe konfirmoi mbështetjen e Bundestagut por edhe të Gjermanisë për proceset e ardhshme që e presin vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …