Pas lëshimit të urdhër-arrestit, deputeti i Vetëvendosjes,
Albin Kurti nuk është parë në publik, me përjashtim të ndonjë interviste të
realizuar në një lokacion të panjohur. Pas përpjekjes së njësiteve speciale të
Policisë së Kosovës për arrestimin e Kurtit në banesën e tij në Prishtinë, në
opinion janë ngritur shumë spekulime për vend-ndodhjen aktuale të tij. Burime
jo-zyrtare thonë se deputeti, Albin Kurti po qëndron në Gllogjan, në
vendlindjen e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Burime të afërta me
ish-kryetarin e Vetëvendosjes, bëjnë të ditur se ai do të jetë i pranishëm në
manifestimin e opozitës që do të mbahet nesër, me 28 Nëntor. Gjithnjë sipas këtyre
burimeve, deputeti Kurti do të mbrohet prej 15 aktivistësh, të cilët nuk do të
lejojnë me asnjë kusht arrestimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Goditja që SHBA i dha Kosovës me ndërprerjen e Dialogut Strategjik, do të ketë pasoja afatgjata
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se goditja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës …