U mbajt mbledhja e radhës e këshillit të Drejtorëve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunë dhe ka kërkuar nga ata angazhim maksimal në resorët e tyre. Drejtorët komunal kanë raportuar secili për aktivitetet që janë zhvilluar nëpër dikasterët e tyre. Kryetari Muharremaj ka kërkuar nga drejtoria e Shëndetësisë që ambulantat që punojnë edhe në ndrrimin e dytë, të jenë funksionale sipas orarit. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka njoftuar se po punohet në disa fshatra në rregullimin e rrugëve dhe se jemi vazhdimisht në teren. Kurse Drejtoria për Administratë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë njoftuan se ështe bërë dezinfektimi i objekteve publike. Drejtoria e Kadastrës ka raportuar se kemi pasur 3 dalje në terren për matje kadastrale. Kurse drejtoria e Financave ka raportuar se kanë bërë inspektime në lokale biznesore për të parë se cilat biznese janë duke punuar konform rregullave komunale. Ndërkaq nga Drejtoria e kulturës u bë e ditur se po bëhen përgatitjet për të kremtuar Ditën e çlirimit- 13 Qershori.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …