Shqipëria, nga vendi me popullsinë më të re në Evropë, po përballet me rënien e lindshmërisë. Studimi i INSTAT-it ka dhënë parashikime mjaft alarmuese, ku si pasojë e dukurive demografike, deri në vitin 2030 do të rritet mosha e tretë, përkatësisht personat mbi moshën 65 vjeçare. Sipas ekspertëve, norma e lindshmërisë në vitin 2001 ishte 2.3 fëmijë për grua, ndërsa në regjistrimin e fundit, kjo shifër ka rënë në 1.7 fëmijë për grua. Nëse vazhdon ky trend, atëherë deri në vitin 2031 mund të ndodh që 1/3 e popullsisë të jetë mbi 65 vjeç. Ky skenar mund të realizohet edhe nga tendenca e të rinjve për të ikur jashtë vendit. Ekspertët sugjerojnë që Qeveritë ta shohin me shqetësim këtë trend. 
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				