Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Më pas kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes, ka folur edhe një herë për procesin e liberalizimit të vizave si dhe vizitat që do t’i realizojë në shtetet e Europës për këtë çështje. Ai ka bërë të ditur se që nga 7 qershori do të niset për vizitë në Austri dhe në Strasburg të Francës. Veseli po ashtu ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
