Kryekuvendari, Kadri Veseli, takoi një delegacion nga Kongresi Amerikan

Kryekuvendari, Kadri Veseli, takoi një delegacion nga Kongresi Amerikan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam, kryetar i Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë, shoqëruar nga përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së nga Uashingtoni. Në takim u diskutua për partneritetin midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kongresit Amerikan dhe ndihmën e gjithanshme që agjencitë e SHBA-ve i kanë dhënë dhe po i japin Kuvendit në ngritjen e kapaciteteve në shumë segmente. Kryekuvendari Veseli falënderoi miqtë amerikanë për këtë mbështetje, ndërsa garantoi vazhdimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …