Labinot Dervishaj: Reketi Tendencioz Kriminal (RTK)

Labinot Dervishaj: Me sa pafytyrësi flasin fjalë të mëdha politikanët sot për fëmijët!

1 qershori në gjithë botën njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Si e tillë kjo ditë shënohet edhe në vendin tonë me aktivitete të ndryshme e që më shumë kanë karakter sensibilizes për të promovuar dhe fuqizuar të drejtat e fëmijëve. Për fatin e keq shumë kujt vetëm sot i bie ndërmend së fëmijët kanë të drejta, se atyre u shkelen dhe u mohohen ato.

Kur jemi te koncepti “të drejtat” duhet të ndalemi dhe ta elaborojmë më gjerësisht. Çdo fëmijë ka të drejtë ligjore për trajtim të barabartë me të tjerë bashkëmoshatarë, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, fizike apo sociale. E aq me tepër fëmijët me nevoja të veçanta arsimore duhet të kenë të drejta qoftë për trajtim shëndetësor por edhe për shkollim. Ndonëse ligjet për këtë kategori i kemi shumë mirë të specifikuara por ato nuk po gjejnë aspak zbatim. E kush është faktor për këtë? Natyrisht së i gjithë spektri politikë në vend pozita e opozita sepse para interesave nacionale i kanë vetën interesat partiake.

Po i ndjeke aktivitetet e ministrave më shumë ato janë në funksion të partisë nga vijnë së sa korrelacion me mandatin ligjor që kanë përsipër. Po i dëgjove çfarë thotë opozita, krijohet përshtypja së ata mendojnë vetëm për zgjedhjet dhe nuk shohin asgjë tjetër dhe vetëm zgjedhje duanë, se mos rastësisht mund të vijnë në pushtet. Ndërsa që shkelën të drejtat e qytetarëve aq me tepër ato të fëmijëve nuk është brengosëse fare për ta. E për me keq vet ata i shkelin të drejtat e fëmijëve.

Në bazë të statistikave zyrtare në Kosovë i kemi mbi 1600 fëmijë më nevoja të veçanta arsimore e pikërisht në këtë vit gjatë votimit të amendamenteve buxhetore deputetet e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë votuar kundër një neni i cili i hapte rrugë angazhimit të 150 psikologeve dhe asistentëve special që do t’i ndihmonin këtyre fëmijëve në procesin shkollor brenda klasave të rregulltat të mësimit ku ata do të ndiheshin të barabartë.

Prandaj me sa pafytyrësi flasin sot politikanët tanë për fëmijët, për të drejtat e tyre. Ata janë shumë të kamufluar dhe aspak të sinqertë ndaj asaj që e thonë dhe e shprehin sot mbase edhe çdoherë kur në pyetje janë qytetaret. Me qindra e mijëra euro shpenzojnë çdo ditë qytetarët tanë për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të ndryshme në klinikat private super të shtrenjta qoftë në Kosovë apo jashtë shtetit për shërimin, ndërsa shteti nuk është në gjendje të bëjë asgjë në këtë drejtim.

Të gjithë e dimë që shkalla e papunësisë në vend është shumë e madhe dhe shumë familje mezi arrijnë të mbijetojnë, ndërsa fëmijët e tyre nuk gëzojnë asnjë ndihmë ekonomike nga shteti. Është frazë e kot dhe e pavlefshme që vetëm një ditë brenda vitit të flitet për fëmijët dhe kurrë njëherë të bëhet diçka e mirë për ta.

Labinot Dervishaj, psikolog

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Më 8 maj ata që duan ta vulosë fitoren Fronti Europian, le ta rrethojmë numrin 4

Ali Ahmeti nga Dibra: Për 22 vite na ka votuar populli, vazhdojmë fuqishëm më 8 maj rrethojmë numrin 4

Pas Strugës dhe vendbanimeve përreth, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimet i vazhdoi në Dibër …