Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti: Bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti: Bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in, si dhe për dimensionin social e ekonomik të vendit. Kurti ka theksuar se për shtetndërtimin dhe zhvillimin bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB, që sipas tij, po premtohet pa mbulesë. Ai ka thënë se tani kur shënohet një dekadë e punës së EULEX-it, ky mision ka dështuar sa i përket krimeve të luftës dhe krimeve të paqes. Ky takim është zhvilluar në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …