leoni

Jakup Krasniqi: Koalicioni nuk e ka mandatin qytetar duke u bërë tradhti kombëtare

Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën, ka thënë se pushteti aktual besimin e qytetarëve e ka marrë me 1001 mashtrime. Sipas Krasniqit, koalicioni nuk e ka mandatin qytetar duke u bërë tradhti kombëtare. Ai thotë se për këtë çështje është i nevojshëm referendumi. “Me 1001 mashtrime kjo pozitë e ka marr besimin qytetar për ta qeverisë vendin. Jo vetëm ky vit po tregon se këta njerëz nuk dinë dhe as nuk donë të qeverisin me asnjë pasuri kombëtare. I kanë bërë rrush e kumbulla pasurinë shtetërore. Ky koalicion nuk e ka mandatin qytetar, madje sikur edhe opozita të bëhej hisedarë në këtë tradhti kombëtare, nuk do ta kishin të drejtën të pranonin këto marrëveshje. Për këto çështje duhet të vendosin qytetarët e republikës me referendum”, ka vlerësuar Jakup  Krasniqi. 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …