Opozita nuk tërhiqet nga kërkesat pavarësisht arrestimeve të deputetëve

Paraburgimi i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, dhe kërkimi për arrestim i tre deputetëve të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk do ta zmbrapsë opozitën nga bllokimi i punës së Kuvendit, përderisa nuk anulohet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin. Përfaqësuesit opozitës së bashkuar insistojnë që koalicioni qeverisës të mos thërrasë seanca të reja pa ndonjë marrëveshje politike. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, thotë se përmes arrestimit të deputetëve pushteti po mundohet t’ia pamundësojë opozitës kundërshtimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe për për Demarkacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Recak

Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak

Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …