Komuna e Prishtinës padit portalin Ekspress për përhapje të panikut në popullatë

Komuna e Prishtinës lajmëron gjithë opinionin publik që artikulli i portalit (të çoroditur) Express se në shkolla të Prishtinës po shpërndahet qumësht me afat të skaduar, është e shpifje e rradhës e këtij portali. Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha masat që të padisë Gazetën Express për shpifje dhe për përhapje të panikut në popullatë. Kjo gazetë që  financohet nga klanet e Qeverisë ka filluar një fushatë të shpifjeve dhe gënjeshtrave sidomos kundër opozitës, kundër klerit mysliman, kundër UÇK-së dhe  kundër vrelave kombëtare shqiptare. Është ky i vetmi portal në gjuhën shqipe që lejon dhe i jep hapësirë damkosjes edhe të  Legjendarit Adem Jashari.  Ekspress gënjen 24 orë rresht, ngjall panik dhe kurdis gënjeshtra dhe damkos UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …