Kuvendi i pritet t’i vazhdojë punimet e seancës së kaluar, më rend dite, tri interpelanca të Haradinajt

Kuvendi pritet t’i vazhdojë sot punimet e seancës së kaluar, më rend dite, tri interpelanca të Haradinajt

Kuvendi i Kosovës pritet që sot t’i vazhdojë punimet e seancës së kaluar, ku në rend dite do të jenë tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj të ftuara partitë opozitare. Kuvendi pritet që sot t’i vazhdojë punimet e mbetura nga seanca e kaluar me gjashtë pika të rendit të ditës. Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Interpelanca e kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, Interpelanca e kryeministrit, sipas kërkesës së GP-Vetëvendosjes dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, Interpelanca e Haradinajt, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …