Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se myslimanët nuk mund t’i lemë në mëshirën e terroristëve. Në mbyllje të Konferencës V të Ministrave të Shëndetësisë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Erdogan theksoi se duke u bashkuar duhet të vendoset një qëndrim i qartë dhe parimor kundër ISIS-it, Al-Kaedës dhe Boko Haramit. “Në vendet e tjera reagimet kundër problematikave të shkaktuara nga terrorizmi dhe kriza e refugjatëve kanë nisur të drejtohen tërësisht nga bota islame dhe drejt të gjithë myslimanëve. Derisa në rajonin tonë vazhdon të përjetohet drama njerëzore kryesisht në Siri, tani po përballemi edhe me rritjen e sulmeve të urrejtjes, dhe qasjeve raciste kundrejt myslimanëve”, theksoi ai. Lavdinë e 1 miliardë e 700 milionë myslimanëve nuk mund ta braktisim në mëshirën e disa terroristëve. Vetë ne myslimanët kemi përgjegjësinë që t’i dalim në mbrojtje dinjitetit tonë, pavarësisë sonë, të ardhmes sonë”, deklaroi Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Hysni Gucati: “Dielli do të lindë përsëri”, mesazh shprese dhe paralajmërim për një pranverë politike
Hysni Gucati ka shpërndarë një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, të shoqëruar me një mesazh …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
