Franca mori vendim për të ndaluar përfundimisht telefonat celularë në shkollat fillore dhe tetë-vjeçare

Franca mori vendim për të ndaluar përfundimisht telefonat celularë në shkollat fillore dhe tetë-vjeçare

Franca mori vendim për të ndaluar përfundimisht telefonat celularë në shkollat fillore dhe tetë-vjeçare. Ligji i ri që parandalon përdorimin e telefonave celularë do të aplikohet në fillim të vitit të ri shkollor. Asambleja Kombëtare e ka aprovuar propozimin e maxhorancës, ndërkohë që, opozita e kontestoi duke e cilësuar si të padobishëm e të ndërmarrë për publicitet. Qeveria e ka quajtur ligjin e ri si një sinjal për mbarë shoqërinë. Ky ligj do të përjashtojë rastet kur telefonat celularë do të përdoren për qëllime pedagogjike. Që nga viti 2010 e deri më sot ka qenë në fuqi Kodi i Arsimit, i cili ndalonte përdorimin e celularëve gjatë aktiviteteve të mësimit, por në përgjigje të kritikave të ngritura nga opozita, Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer ka mbrojtur idenë dhe nevojën e një baze ligjore më solide për të arritur qëllimin.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …