Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Optimizmi dhe shqetësimet po bashkëjetojnë

Qytetarët në Kosovë jetojnë një jetë më dinamike se që kanë pasur tradicionalisht, prandaj edhe shoqëria si tërësi u është ekspozuar ndryshimeve rrënjësore. Shumë njerëz ndihen të shqetësuar për të ardhmen. Shumë prej tyre i kanë punët më mirë se që i kanë pasur, por që nuk ka zbutur shqetësimin e tyre. Ndërsa, të tjerët rropaten me ndjenjën e frikës ekzistenciale, me një rritje të theksuar të divergjencave shoqërore gjatë fazës së tranzicionit: të një shoqërie pa klasa, në atë të krijimit të klasave, shtresave shoqërore, ku të zgjedhurit kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme të përfitimit material duke krijuar klasën e “kapitalistëve”, pa investuar kapitalin e tyre – ishte i mjaftueshëm kapitali popullor i tubuar nga taksapaguesit.

Është një keqkuptim i qëllimtë i demokracisë dhe zgjedhjeve si proces i zgjedhjes së shërbyesve publikë, të cilët taksat qytetare duhet t’i kthejnë në mirëqenie të qytetarëve, e jo për t’u distancuar nga ata që i zgjodhën dhe që ua dhanë besimin, duke u besuar premtimeve të tyre. Kjo ka ndodhur më herët, në mandatet e kaluara, por edhe tash.

Shumë njerëz kanë një ndjenjë se unë jam duke bërë mirë, por shoqëria ka defekte! Apo, opozita e ka mirë, ndërsa qeveria jo – ajo është e korruptuar, mendon vetëm në tenderë e çka jo tjetër. Por të gjithë kanë jetuar në një ambient kur përpara ka qenë shumë më keq dhe po ata që kanë qeverisur flasin për plane e programe tjera, apo rrisin kërkesat për zgjedhje të reja të parakohshme.

Optimizmi dhe shqetësimet pra bashkëjetojnë. Ekziston një nevojë e madhe për të mbajtur diçka stabile në të, bile së paku një ndjenjë të sigurisë dhe të një identiteti të ri shtetëror tashmë të njohur ndërkombëtarisht. Kjo nevojë është e dukshme në veçanti, deri në pritjen e përfundimit të mandatit të kësaj qeverie, duke nxjerr në pah të metat qeverisëse, pra edhe rritjen e kërkesave për përmirësim. Por, jo përfundimin e saj me eksperimente të reja institucionale, të cilat jo që nuk kanë mbështetje në Kushtetutë, por do të rikthenin gjendjen prapa: në atë para institucionale, shumë herë të kritikuar, në atë të përfaqësimit grupor kur grupi kishte kompetenca më të mëdha se vet institucionet e zgjedhura me votë.

Ne kemi nevojë për të gjetur një ekuilibër në mes të dinamizmit të ri dhe të sigurisë. Duhet të krijohet mjaft hapësirë për nisma të reja të zhvillimit, e në të njëjtën kohë njerëzit nuk duhet të jenë të shtyrë të mbesin mënjanë ose të ndjehen të lënë anash për të kaluar në izolim. Ne të gjithë e ndajmë përgjegjësinë për gjykim të drejtë, të drejtën e balansit publik. Organizatat e shoqërisë civile dhe nivelet e ndryshme qeveritare duhet të punojnë së bashku në ndërtimin e besimit dhe respektit. si dhe në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit.

Qëllimi i përbashkët është krijimi i një shoqërie të bashkuar në të cilin të gjithë mund të ndërtojnë një jetë normale në kushte të sigurisë. Duhet të mbahet kjo forcë duke përdorë atë për të arritur një status të qëndrueshëm të mbrojtjes së drejtave të njeriut, të mjedisit dhe të zhvillimit ekonomik. Kjo do të mundësojë Kosovën për të përballuar të ardhmen – me besim në institucionet demokratike të ndërtuara nga vota e qytetarëve.

Qytetaret pra kanë nevojë për një kujdes për drejtësi dhe ndërtimin e ligjeve që mbron interesin e tyre, edhe për njëri-tjetrin, për të ardhur në shprehje secili person dhe talentet e tyre. Investimi në njerëz dhe kuadro është aleati më i mirë i tyre në realizimin e motos se “ne jemi të fortë kur ne do të qëndrojmë së bashku”.

Kosova ka kohë që ka një qëndrim pozitiv dhe të hapur ndaj Evropës dhe pjesëve tjera të botës. Kjo frymë e hapjes patjetër ka për të sjellë prosperitet, stabilitet dhe një standard më të lartë të jetesës. Shumë çështje të brendshme kapërcejnë kufijtë kombëtarë dhe po bëhen gjithnjë e më të ndërthurura. Zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i varfërisë, furnizimi me energji, nevoja për një mjedis të pastër, siguria, si dhe zhvillimi dhe shpërndarja e diturisë janë të lidhura shumë ngushtë. Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të jetë e angazhuar edhe më në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në zbatimin e ligjeve ndërkombëtare, si dhe duke investuar në zhvillim më qëndrueshëm për dalje nga varfëria.

Kjo është arsyeja pse Kosova i përmbahet sugjerimeve ndërkombëtare, që ne shpesh i quajmë përulje, servilizëm etj., sigurisht edhe për shkak të mos zgjedhjes së retorikës adekuate të liderëve, të cilët hetueshëm përdorin një fjalor të paqartë sikur për shmebull: konsultimit me miqtë ndërkombëtarë” duke personalizuar raportet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet evropiane.

Kosova duhet gjithsesi të vazhdojë rrugën konstruktive duke u paraqitur si një partner i besueshëm. Ky kontribut është i nevojshëm për sigurinë e brendshme, për atë ndërkombëtare dhe solidaritetin, dhe për një rezultat të orientuar drejt Evropës. Qeveria duhet të jetë e angazhuar për të ndërtuar mbështetje të fortë për bashkëpunim evropian, në dialog me publikun. Pra, qeveria duhet të vizatojë një vijë të qartë në mes të asaj çka mund të bëjë dhe çka nuk mund të bëjë, për të lënë hapësirë për nisma të pavarura dhe kreativitet.

Në këtë kontekst duhet të synohet të arrihen marrëveshjet mbi pajtueshmërinë politike dhe konceptin e tregut të brendshëm me organizimin e sektorit publik (duke përfshirë pensionet, sigurimet shoqërore, tatimet, arsimin dhe kujdesin shëndetësor), dhe në bashkëpunim më të madh me BE-në mbi masat për të bërë ekonominë e Kosovës më konkurruese. Patjetër duhet të ndërtohet strategjia e kooperativitetit në mes të sektorit publik dhe atij privat, jo të humbet rruga, duke u promovuar procesi i privatizimit si sukses, pa u dhënë arsyeshmëria ekonomike.

Sigurisht që pa iniciativë të lirë nuk ka ekonomi konkurruese dhe ajo ofron prosperitet. Ja p.sh. PTK dhe IPKO: konkurrenca mes tyre stabilizoi dhe uli çmimet e prodhimeve të tyre, gjë që ndikojë dukshëm në ruajtjen e xhepit të konsumatorëve (për të siguruar prosperitetin nuk duhet parë zgjidhjen e problemeve ekonomike në izolim, apo mbyllje të tregut nga jashtë).

Konkurrenca dhe raportet oferta-kërkesa e bëjnë një mjedis shumë më të qëndrueshëm, atë të kohezionit social, e jo instrumentet politike. Prandaj, Qeveria duhet të ndërtojë sigurinë, stabilitetin, respektin dhe besimin reciprok me bizneset për të rritur shërbimet publike të dedikuara për t’u shërbyer qytetarëve. Pa një përpjekje të të gjithëve nuk ka ecje përpara. Kujtoni shembujt e atyre lidhjeve të vjetra: ndjenja e unitetit dhe e fatit të përbashkët para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës; e solidaritetit klasik të mirëqenies së barabartë; organizimi i rrjeteve sociale të cilat ishin të formuara kryesisht nga parimi i barazisë; dhe vlerat e përbashkëta të një shoqërie relativisht homogjene.

Por, mos të harrojmë se ne jemi duke lënë shpejt atë kohë të mbijetesës dhe të ekzistencës së përbashkët. Tash jemi në një fazë të re të zhvillimit, prandaj marrëdhëniet hierarkike fikse dhe sistemet e tilla e kanë humbur kuptimin dhe forcën e tyre. Qeveria duhet të përpunojë një program ambicioz për investime në mënyrë të detajuar për periudhën e qeverisjes. Kjo është edhe detyrë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …