Kuvendi i Kosovës debaton sot për politikën e jashtme bazuar në kërkesën e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Seanca e Kuvendit ka vazhduar me interpelancën e kryeministrit Haradinaj për gjendjen financiare në PTK

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, derisa ka shpjeguar ardhjen e PTK-së në këtë situatë, në interpelancën e kryeministrit për gjendjen në PTK, ka thënë se në këtë ndërmarrje është bërë krim i organizuar. Kontratën me Z-Mobile, ai e ka cilësuar si kulmin e krimit. Sipas Kurtit kuadrot e brendshme të Telekomit të Kosovës janë margjinalizuar, janë eliminuar nga postet vendimmarrëse, madje janë larguar krejt. Kulmi i krimit të organizuar në Telekomin e Kosovës është kontrata me Dardafonin, përkatësisht me Z-Mobilen, kontratë kjo që është aktuale dhe dëmet e së cilës vazhdojnë të thellohen. Kontrata jo ligjore e Telekomit me Z-Mobile, ia plaçkitë çerekun e të hyrave Telekomit të Kosovës, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …