Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

Vetëvendosje ka proceduar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për dënimin në mungesë të kriminelëve serbë

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka proceduar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për dënimin në mungesë të kriminelëve serbë. Deputetja e kësaj lëvizje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie ka thënë se ketë nismë legjislative e kanë ndërmarrë për shkak se shumë kriminelë serbë të cilët kanë kryer krime në Kosovës sot jetojnë të lirë. “Kriminelet e luftës që i kanë shërbyer dhe kanë zbatuar planin e Sllobodan Millosheviqit për vrasjet dhe dhunimet e shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë duhet të dënohen. Nuk kemi arsye të presim më gjatë për vendosjen e drejtësisë”, ka thënë Haxhiu. Deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka thënë se nxjerrja e Ligjit për dënimin në mungesë është e domosdoshme, meqë Gjykata e Hagës dhe as EULEX-i nuk i ka dënuar në mënyrë meritore ata të cilët kanë kryer krime. EULEX-i ka dështuar krejtësisht në gjykimin e krimeve të luftës, tha Saranda Bogujevci.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …