Kryesia Kuvendit mori vendim që të vazhdohet seanca të enjten, por për interpelancën e Kryeministrit Haradinaj nuk është vendosur diçka konkrete. “Për interpelancë do të shihemi më vonë, ka thënë Ahmet Isufi nga AAK-ja. Bëhet fjalë për interpelancën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione, Në mbledhje morën pjesë 5 nënkryetarë të Kuvendit dhe 6 shefa të grupeve parlamentare.
Kontrolloni gjithashtu
BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit
Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …