Brickos

Ministri Bytyqi thotë se në shtator presim përgjigje nga ENQA dhe vendimin për rianëtarësim të Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, ka raportuar para Komisionit përkatës

Komisioni diskutoi lidhur me testin maturës shtetërore, si dhe shqyrtoi Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, në të cilën diskutoi lidhur me testin e maturës shtetërore, si dhe shqyrtoi Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijës dhe Teknologjisë. Në këtë takim, me ftesë të komisionit, i pranishëm ishte ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, për të diskutuar lidhur me testin e maturës shtetërore.

Ministri Bytyqi, gjatë fjalës së tij bëri të ditur se është bërë organizim i mirë i testeve nëpër shkolla, duke e ndarë atë në katër regjione me teste të ndryshme. Sipas tij, organizimi dhe disiplina ka qenë me e mirë krahasuar me vitet paraprake. Këtë vit, Bytyqi tha se nxënësve nuk u është lejuar të hyjnë në test me telefona. Lidhur më këtë ai pohoi se ndaj nxënësve, të cilët janë zënë me telefona në test, janë marrë masa.

Po ashtu ai përmendi edhe rastin e tetë administratorëve monitorues të procesit të mbajtjes së testit të maturës, të cilët, siç tha ai, nuk u janë përmbajtur rregullave të parapara. “56 nxënës janë përjashtuar nga testimi, ndërsa janë identifikuar tetë administratorë që kanë shkelur rregullat e procesit të mbajtjes së testit, ndaj të cilëve do të merren masa ligjore”, tha Bytyqi.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, shprehu shqetësimin e tij lidhur me publikimin e testit të maturës gjatë kohës së mbajtjes së tij.

Deputetja Teuta Haxhiu, foli për rastin e një nxënësi të cilit administratori nuk ia ka konfiskuar telefonin, edhe pse sipas saj është parë që e posedon atë.

Deputeti Nezir Cocaj, propozoi që në testet e ardhshme të bëhet digjitalizimi i  vëzhgimit përmes kamerave, meqë, siç tha ai, në këtë mënyrë do të parandalohej kopjimi.

Ministri dha sqarimet e nevojshme lidhur me çështjet e ngritura nga anëtarët e komisionit.

Në mbledhjen e sotme, u shqyrtua edhe një kërkesë drejtuar komisionit, e cila kishte të bënte më organizimin e një tryeze të rrumbullakët, me pjesëmarrje të nëntë organizatave të fushës së arsimit të lartë. Tryeza, u vendos të mbahet me 19 qershor.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …