Brickos

Kosova.info: Ministria e Jashtme e Polonisë e vlerësoi shumë të mirë bashkëpunimin mes Polonisë dhe Kosovës

Kosova.info: Ministria e Jashtme e Polonisë e vlerësoi shumë të mirë bashkëpunimin mes Polonisë dhe Kosovës

Ministria e Jashtme e Polonisë e vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin midis dy vendeve Poloni-Kosovë. Mirëpo nuk ka pasur asnjë aktivitet diplomatik që të vendosen  marrëdhënieve diplomatike. Kështu ka thënë zyra për informim e ministrisë së jashtme të Polonisë për Kosova.info të pyetur pse ende nuk janë vendosur raportet diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ky është shteti i vetëm njohës në Bashkimin Evropian me të cilin deri tani nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Nën zë më herët thuhej se ky vend nuk ka shfaqur interesim. Mirëpo zyrtarisht ata kanë thënë se nuk ka pasur aktivitete për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Polonia i ka dhënë një mbështetje Kosovës në të gjitha fazat deri në pavarësinë e saj. Papa Wojtila ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …