Brickos

Kryekuvendari Veseli ka zhvilluar takime të ndara me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike

Kryekuvendari Veseli ka zhvilluar takime të ndara me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike

Në vazhdën e vizitës në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike dhe njëherësh raportues për vende të ndryshme të Ballkanit. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Veseli, në Parlamentin Evropian zhvilloi takime të veçanta me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me kryesuesin e AFET, njëherësh Raportues për Serbinë, David McAllister, udhëheqësin e Delegacionit për BiH dhe Kosovë, Tonino Picula, udhëheqësin e grupit politik Social Demokrat (S&D) në Parlamentin Evropian, Udo Bullmann. Në këto takime u diskutua për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane, me fokus angazhimet e institucioneve në procesin e liberalizimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …