Brickos

Reshitaj ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Reshitaj ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA, kryesuar nga  Miyazaki Kiyotaka – Drejtor për Evropë në JICA. Ministrja Reshitaj falënderoi shtetin japonez dhe JICA për mbështetjen e pa rezervë që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën e  ne veçanti për mjedisin. Ajo falënderoi agjencinë japoneze për projektin që bashkë me MMPH-në janë duke realizuar në fushën e ajrit, për hulumtimin e ndotësve të ajrit në regjionin e Prishtinës, rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, nga i cili projekt brenda këtij viti do të dalim me rezultate preliminare mbi ndotësit  e ajrit në regjionin e Prishtinës.

Nga ana tjetër drejtori Kiyotaka përgëzoi ministren për punën e saj në adresimin e problemeve mjedisore ne vend, me ç‘rast foli mbi projektet që JICA po përkrah në Kosovë, duke përfshi projektin e ajrit dhe projektin për menaxhimin e mbeturinave në regjionin e Prizrenit, duke zgjeruar dhe  ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave. Jica Japoneze  rikonfirmoi përkrahjen  e saj  për Kosovën dhe ministrinë në veçanti duke shqyrtuar mundësitë e përkrahjes edhe në rehabilitimin e shtretërve te lumenjve si dhe ne mbrojtjen e burimeve ujorë në vendin tonë. Reshitaj në fund kërkoi nga JICA përkrahjen e idesë së saj për ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbeturinave dhe shndërrimin e tyre ne gaz, energji dhe ngrohje qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …