OAK

OAK shpreh shqetësim për kufizimet e AKP-së në raport me bizneset

OAK theksoi se arsye e këtij takimi është njoftimi nga afër me pronat e AKP-së dhe mundësitë e marrjes së tyre në shfrytëzim nga bizneset. Afrim Berisha, pronar i kompanisë “Bylmeti” prezantoi projektin të cilin është duke e punuar së bashku me një investitor holandez dhe njëkohësisht i njoftoi më detajisht për hapësirat të cilat ju nevoiten për të arritur finalizimin e këtij projekti. Në anën tjetër, Ardian Berisha, menaxher i zyrës rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Prishtinë, shtoi se AKP ka ende nën administrim toka bujqësore por ligji e kufizon AKP-në të ju dal ballë kërkesave të bizneseve dhe njëkohësisht të hyjë në marrëdhënie të ndryshme me ata.  Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua  nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi,  pronari i biznesit “Bylmeti”, z.Afrim Berisha, biznesmeni, Mehdi Lahu dhe zyrtarja për komunikim me biznese, Mirjeta Shala.

 

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …