Namazi i Fitër Bajramit, në Xhaminë e Fshatit Bajgorë, u fal me plisa të bardhë mbi kokat e besimtarëve

Namazi i Fitër Bajramit, në Xhaminë e Fshatit Bajgorë, u fal me plisa të bardhë mbi kokat e besimtarëve

Namazi i Fitër Bajramit, në Xhaminë e Fshatit Bajgorë, në Komunën e Mitrovicës shënoi një veçanti, për dallim nga xhamitë e tjera të vendit. Besimtarët islamë kanë falur namazin e Bajramit me  plisa të bardhë në kokë, si shenjë dhe mesazh për të ruajtur traditën kombëtare. Organizatori, Drilon Mehmeti, ka thënë se qëllimi i kësaj forme të faljes ka qenë mesazhi për ruajtjen e identitetit kombëtar. Edhe përfaqësuesi i fshatit, Rrahman Beqiri, ka bërë thirrje që identiteti kombëtar të ruhet dhe të kultivohet, e të shmangen kulturat e huaja. Fshatin Bajgorë e vizituar shumë bajgoret të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Kosovës dhe në perëndim.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …