leoni

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Me rastin e arritjes së Marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me emrin e ri të shtetit fqinj, kryetari Thaçi ka thënë se çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën. “Kjo marrëveshje krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit”, u shpreh Thaçi. Ai dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoni, ku forcat politike shqiptare po luajnë rol pozitiv rreth avancimit të të drejtave politike dhe sociale. Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë konsiderohet më e rëndësishmja pas asaj të Ohrit.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …