Që Serbia nuk i do më as disa miqtë e saj më të devotshëm dhe shqiptarët e ndershëm (posteni siptari) si Shkëlzen Maliqi, u bë e ditur sot në kufi,

Unë nuk jam zyrtari, Shkëlzen Maliqi, por Shkëlzen Mehmet Maliqi shprehet i hidhëruar miku më i mirë i Serbisë

Që Serbia nuk i do më as disa miqtë e saj më të devotshëm dhe shqiptarët e ndershëm (posteni siptari) si Shkëlzen Maliqi, u bë e ditur sot në kufi, kur ata nuk e kaluan pa radhë mikun e madh të tyre, Shkëlzen Maliqi, djali i UDB-ashit të neveritshëm, i shqiptarë-vrasësit, Mehmet Maliqi.   “Nuk ma kanë dhanë asnjë arsye  përse nuk më lan me udhtu  për në Beograd, procedura aty zgjatnin dhe unë nuk munda me pritë 3 apo 4 orë aty sepse ishte ora 5 e mëngjesit dhe u detyrova të kthehem. Ndoshta më kanë ngatërruar emrin me ndonjë zyrtar sepse është edhe një Shkëlzen Maliqi i cili ka qenë zyrtar në Ministrin e Drejtësisë”. Pas kësaj edhe anëtarët e tjerë të grupit vendosen që të kthehen së bashku me mua në Prishtinë. Kishim me marrë pjesë në një diskutim në Beograd. Maliqi po udhëtonte me një Jeton Nezirajn dhe fotografen, Besa Luci e Majlinda Hoxha. Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet “Preko-Romanije” , që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet ndërmjet serbëve dhe  këtyre, miqve të ngushtë të Beogradit nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …