Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha: Nuk ka ngecje në zbatimin e MSA-së, por është shënuar progres pozitiv

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha: Nuk ka ngecje në zbatimin e MSA-së, por është shënuar progres pozitiv

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosova po qëndron mirë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ajo gjatë interpelancës të thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së, lidhur më zbatimin Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ka thënë se trendi i zbatimit të MSA-së ka shënuar rritje nga viti në vit. Ajo ka treguar që për tre mujorin e parë të vitit 2018 janë zbatuar 53.85 për qind e masave që dalin nga MSA, sipas saj ka përmirësim të dukshëm në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Përmirësim i dukshëm në krahasim me  tre mujorin e parë të vitit 2017, ku janë zbatuar 45.79 për qind. Pra nuk mund të themi se ka ngecje në zbatimin e MSA-së, pasi trendi është në rritje”, ka thënë Hoxha. Ajo po ashtu ka thënë se viti 2017 ka qenë me shkallë më ta lartë të zbatimin të masave nga MSA në krahasim me vitin 2016. Sipas saj në vitin 2017 janë zbatuar 62.05 për qind e masave, ndërsa në vitin  2016, 55.46 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …