Financial Times: Plani i Thaçit dhe i Vuçiqit për kufijtë meriton mbështetje të kujdesshme

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq takohen më 24 qershor, në Bruksel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen të dielën, më 24 qershor, në Bruksel, në kuadër të dialogut në nivelin e lartë politik. Në këtë takim do të diskutohet rreth marrëveshjeve që janë arritur deri më tani si dhe për hapat e mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Vuçiq ka konfirmuar se ka marrë ftesë për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Ai ka shtuar se gjatë të dielës do të takohet me kryetarin  e Kosovës, Hashim Thaçi. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar në dy nivele, në atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga kryetarët e shteteve, si dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve e ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …