Filloi ndërtimi i trotuarit në Llazicë

Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Llazicë të Komunës së Malishevës. Ky trotuar, ndërtohet me qëllim të krijimit të sigurisë për fëmijët e fshatit, të cilët duhet të udhëtojnë përgjatë rrugës, deri në shkollë. Në fillimin e punimeve në këtë trotuar, ishin të pranishëm edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi. “Ky trotuar është në shërbim të qytetarëve dhe në veçanti të nxënësve, të cilët udhëtojnë përgjatë kësaj rruge, nga lagjet e tyre, e deri në shkollë, dhe në vazhdimësi janë të rrezikuar gjatë udhëtimit të tyre. Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në rrugë, ne kemi filluar me rregullimin e këtij trotuari, në mënyrë që fëmijëve të ju krijojmë siguri gjatë rrugës për në shkollës”, tha kryetari Begaj. Drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se ky trotuar, është i gjatë një kilometër, i cili lidhet nga rruga e lagjes së Foniqëve në Llazicë, dhe vazhdon përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë. Ndërtimi i trotuarit mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …