Rexhep Selimi: Ende pa filluar dialogu më Serbinë shihet mungesë e transparencës, kjo do t'i sjell vetëm dëme vendit

Rexhep Selimi thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë për Tv Dkagjini se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë. “Serbia e ka garantues Hashim Thaçin, i cili po thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm për të dyja palët, por unë them se dialogu nuk është i dhimbshëm për të dyja palët, por do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, duke u futur në dialog, Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë. “Hashim Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i dialogut. Dialogu është interes i Serbisë, dhe rrjedhimisht i bie që Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë”, është shprehur Rexhep Selimi Nga takimi i së dielës mes Thaçit dhe Vuçiqit, Selimi thotë se pret vetëm rezultate negative për Kosovën. “Presim që Serbia të hedhë edhe një hap më tutje, dhe t’i korrë rezultatet e bisedimeve me anë të marrëveshjeve që presin në radhë për tu bërë”, ka shtuar më tej ai.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …