Policia ishte e paralajmëruar se do të sulmohet zyrtari i komunës së Gjilanit, por reagoi vetëm pas sulmit

Policia ishte e paralajmëruar se do të sulmohet zyrtari i komunës së Gjilanit, por reagoi vetëm pas sulmit

Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça, ishte shënjestër e një sulmi fizik nga katër persona, pronarë të një linje të autobusëve, në Gjilan. Ai kishte qenë i paralajmëruar për sulmin, kishte lajmëruar Policinë, por ajo nuk kishte reaguar. Kanë ardhur në zyre katër vetë, dy prej tyre vëllezër me dy nipa dhe kanë kërkuar një sqarim  dhe i kam  kemi dhënë sqaruar por ata nuk u pajtuan me sqarimin. Kanë ardhur sërish dhe ma  kanë rrëzuar tavolinën, i kanë gjuajtur kompjuterët. Fatmirësisht kanë qenë edhe nja dy punëtorë të tjerë dhe i kanë ndalur. Kam pasur lëndime nëpër duar, setrën e grisur, pantallonat e grisur. Një ditë përpara në mbrëmje më kanë kërcënuar dhe e kam lajmëruar policinë, që nesër do të më sulmojnë. Kam kërkuar sigurim prej policisë në orën 7 e gjysmë, por ata nuk kanë ardhur deri kur më kanë sulmuar. Pastaj ata i kanë liruar sulmuesit. Policët e Kosovës, në të shumën e rasteve nuk intervenojnë, pa u kryer sulmi, sepse pushtetit i duhen sa më shumë lëndë, kundërvajtje, krime sa më shumë punë për prokurorët, gjyqtarët, avokatët. Parandalimi i krimit apo i sulmit ndaj jetës së qytetarit apo pronës së tij, madje as zyrtarit të Shtetit  nuk është prioritet i kësaj policie të politizuar e të korruptuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …