Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Amerikës në Kosovë Greg Delawie

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Amerikës në Kosovë Greg Delawie

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Amerikës  në Kosovë Greg Delawie. “Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, në Prishtinë, me të cilin diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen, ka shkruar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Kosova plotëson kriteret për anëtarësim në Këshillin e Europës, hapi i ardhshëm duhet të jetë pranimi në NATO

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë deklarata të rëndësishme duke theksuar se Kosova plotëson …