Ministria e Administratës Publike shënoi 23 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil

Ministria e Administratës Publike shënoi 23 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil

Në një ceremoni rasti, në Ministrinë e Administratës Publike u shënua Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil-23 qershori. Të pranishëm, pos ministrit Yagcilar dhe zëvendësministrave të MAP-it, Sami Hajdaraj e Bujar Nervojaj, ishin edhe përfaqësuesit e Kryeministrisë, të KPMK-së, të sindikatave dhe shërbyes civil të nivelit lokal dhe qendror. Ministri Mahir Yagcilar, duke iu drejtuar shërbyesve civil, theksoi: “Kam nderin dhe kënaqësinë, që sot së bashku me ju shënojmë – Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, me ç’rast shfrytëzoj rastin t’ju uroj për punë dhe përkushtim në funksionimin e mirëfilltë të administratës publike në dobi të shtetit dhe në shërbim të qytetarëve. Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Administratës Publike, theksoi ai, është duke punuar në ndërtimin e një administrate publike më profesionale, llogaridhënëse, dhe më efikase. Në këtë aspekt, fokusi ynë primar është reformimi dhe modernizimi i administratës publike, proces në të cilën kemi ecur përpara, dhe kemi shënuar progres të dukshëm, vlerësimi i të cilit është pasqyruar edhe në raportin e vendit nga Komisioni Evropian, dhe në raportet monitoruese të SIGMA-s për vitin 2017.

Shënimi i kësaj dite në Republikën e Kosovës ka një rëndësi të veçantë. Këtë vit Ministria e Administratës Publike ndodhet në fazën finale të Pakos ligjore për Reformën në Administratën Publike, e cila ka përkrahjen e BE-së dhe do të rregullojë funksionimin e tërë aparatit shtetëror, duke ven kritere të qarta për rekrutimin, avancimin në karrierë dhe përformancën e të punësuarve në sektorin publik duke rregulluar problemet aktuale në sistemin e pagave me parimin “Punë të njëjtë për pagë të njëjtë”. Ndërkohë , MAP-i ka zhvilluar shumë aktivitetesh që ndihmojnë në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe plotësimin e legjislacionit në administratën publike dhe në shërbimin civil. Bazuar në Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike është vepruar ne tri fusha të cilat burojnë nga parimet e OECD- SIGMA-së dhe që bien në përgjegjësinë e drejtpërdrejt të Ministrisë së Administratës Publike siç janë : Shërbimi civil, ofrimi i shërbimeve publike -administrative dhe riorganizimi dhe llogaridhënia në administratën publike. Me këtë rast, ministri Yagcilar foli shkurtimisht edhe për përmbajtjet e Projektligjit për Zyrtarët Publikë, Projekt Ligji për Organizimin e Administratës Publike dhe agjencive të pavaruran dhe Projektligji për pagat, me ç’rast specifikoi përparësitë që i kanë këto projektligje në raport me ligjet e deritashme të administratës publike, por edhe për rolin që do ta kenë në funksionimin e shtetit. Për shërbyesit e dalluar civil u dhanë 113 mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …