Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Behxhet Pacolli: Shpifjet dhe falsifikimet e Daçicit nuk mund ta mposhtin fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, duke komentuar deklaratën e shtetit të Libisë, me të cilën mohohet se ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se nuk merret me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin të tij. Pacolli ka falënderuar kryetarin George Weah, shtetin dhe popullin Liberian.

“Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen. Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar. Diplomacia jonë aktive i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush. Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurt sepse shteti ynë e ka të ardhmen e garantuar. Opinionit publik dhe kritikuesve u them që mos të shqetësohen nga asnjë shpifje që vjen nga Beogradi”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …