Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Takimi me Thaçin që do të mbahet të dielën, do të jetë shumë i vështirë

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ju ka deklaruar medieve serbe se takimi që do ta mbaj të dielën në Bruksel me homologun kosovar, Hashim Thaçin, do të jetë shumë i vështirë. Ai ka theksuar më tutje se megjithëkëtë, Serbia do ta mbaj qëndrimin e saj në raport me Kosovën dhe do ta dëshmoj se ajo do të lufton për veten e saj. Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë gjithashtu se do të zgjidhet edhe çështja e pasaportave, pasi serbët nga Kosova nuk mund të udhëtojnë pa vizë. Unë shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje. Numri më i madh i njerëzve duhet të aplikojnë për të marr viza për të udhëtuar. Serbia po bën gjithçka që mundet që të rinjtë serbë mos të largohen nga Kosova, duke dërguar investitorë atje, ka theksuar kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat rrisin presionin ndaj Qeveria e Kosovës: Paga e 13-të nuk mjafton, kërkohet rritje urgjente e koeficientit

Ndërsa Qeveria e Kosovës pritet të miratojë vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për …