leoni

Sot shënohet 20 Qershori Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve

Stabiliteti i Evropës varet nga ndërtimi i kampeve për refugjatët nga Afrika, në Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thotë se stabiliteti i Evropës varet nga Gjermania si dhe mundësia e ndërtimit të kampeve për refugjatët nga Afrika në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, të banuar me shqiptarë. Në një intervistë për grupin mediatik gjerman “Funke Medien Gruppe”, Tajani është shprehur, se “mënyra e veprimit me çështjen e migracionit nuk duhet të çojë në shpërbërjen e BE-së. Sipas Tajanit, nëse çdo shtet do të veprojë sipas interesave të veta, kjo do ta shpërbënte BE-në, shkruan DPA. Në të njëjtën kohë, presidenti i Parlamentit Europian u kujtoi partive gjermane në grindje të fortë për çështjen e azilit, se migracioni “nuk është një problem vetëm gjerman”. Italia dhe Greqia ndodhen po ashtu nën presion të madh. “Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare. Ne kemi nevojë për një strategji evropiane tha Antonio Tajani.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …