leoni

Trump ka nënshkruar një urdhër për zgjatjen e sanksioneve edhe për një vit ndaj Koresë së Veriut

Trump ka nënshkruar një urdhër për zgjatjen e sanksioneve edhe për një vit ndaj Koresë së Veriut

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për zgjatjen e sanksioneve edhe për një vit ndaj Koresë së Veriut, duke përmendur “kërcënimin e jashtëzakonshëm” që paraqesin armët bërthamore të Veriut. Trump zgjati sanksionet, të cilat fillimisht ishin vendosur më 2008, vetëm disa ditë pasi shkroi në Twitter se “nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”. Ai u takua me liderin verikorean Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor, në një samit që u konsiderua historik dhe që kishte për qëllim uljen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Pas samitit, Trump është shprehur se sanksionet do të vazhdojnë të jenë në fuqi dhe se heqja e tyre varet nga përparimi që shënohet në denuklearizimin e Gadishullit Korean. “Veprimet dhe politikat e Qeverisë në Korenë e Veriut vazhdojnë të paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Trump, njofton REL. Pentagoni po ashtu ka njoftuar se do të pezullojë ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke përmbushur kështu premtimin që Trump i ka dhënë Kimit gjatë takimit të tyre në Singapor.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …