Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e uron Erdoganin, për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit turk

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e uron Erdoganin, për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit turk

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar kryetarin turk, Recep Tayip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të Turqisë. Përmes një postimi ai i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë Erdogan! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …