Takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi në Bruksel pas tri orë bisedimesh të drejtpërdrejta

Takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi në Bruksel pas tri orë bisedimesh të drejtpërdrejta

Një takim i nivelit të lartë midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës përfundoi në Bruksel pas tri orë bisedimesh të drejtpërdrejta. Shërbimi diplomatik evropian njoftoi se Federica Mogherini u takua me Aleksandar Vuçiqin dhe Hashim Thaçin në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. “Përfaqësuesja e Lartë dhe presidentët kishin bisedime intensive dhe produktive në kuadër të marrëveshjes për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të dyja palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme, thuhet në deklaratën për media të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …