Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi i tij në Bruksel me Vuçiqin ka qenë një takim jo i lehtë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë një takim i vështirë por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e dy vendeve. Gjatë takimit është rënë dakord që procesi të merr një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme. “Gjithashtu kemi arritur në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Pra arritjen e një marrëveshje fituese për të dy palët dhe kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve dhe kritereve evropiane, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, një relacion evropian edhe për Kosovën dhe për Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …