U nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

U nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Është nënshkruar më Lezhë marrëveshja e mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. “Me datën 27 qershor 2018, në Lezhë të Shqipërisë, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë”. Duke iu referuar nevojës dhe rëndësisë së vazhdimit të bashkëpunimit dhe patrullimeve të përbashkëta në mes të dy agjencive policore, në përpjekje për rritjen e elementeve të sigurisë rrugore në Shqipëri , nga 1 korriku 2018 do të fillojë turni i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga Kosova për të patrulluar bashkërisht në Shqipëri me njësitet e trafikut të Policisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim

Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …