leoni

MSh thotë se do të sigurojë sasi të mjaftueshme të insulinave për pjesën e dytë të vitit

MSh thotë se do të sigurojë sasi të mjaftueshme të insulinave për pjesën e dytë të vitit 2018

Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë sasi të mjaftueshme të insulinave për pjesën e dytë të vitit. Kështu është bërë e ditur nga zyra për komunikim me publikun brenda MSh-së. “Janë marrë planifikimet e reja për pjesën tjetër të vitit dhe MSh do të angazhohet që të ketë sasi të mjaftueshme të insulinave, edhe pas përfundimit të kontratës aktuale, duke lidhur me kohë kontratën tjetër”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa, ani pse muaji mbaron edhe dy ditë, MSh ka thënë se në fund të qershorit pritet të bëhet regjistrimi i stokut farmaceutik në depon e ministrisë. “Insulinat për muajin maj dhe qershor janë shpërndarë me kohë, sipas planifikimeve të institucioneve. Madje për qershor ka pasur një furnizim më të hershëm se sa që e kanë orarin e furnizimeve të rregullt institucionet, me qëllim që gjatë këtij muaji të ketë mundësi të bëhet edhe regjistrimi i stokut farmaceutik në përgjithësi në depon e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka sqaruar MSh.

Pyetja që u drejtua se a do të ketë kufizime sa i përket shpërndarjes së insulinave tek pacientët, nuk mori përgjigje. Ndryshe, në muajt e kaluar, pacientët kanë marrë insulinat analoge (NovoMix, NovoRapid) përgjysmë nga sa e kanë të caktuar numrin për një muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …