OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Qeveria thotë se për Ujmanin dhe Trepçën nuk do të diskutohet, ato janë pasuri e Kosovës

Liqeni i Ujmanit dhe Trepça nuk duhet të diskutohen dhe të përfshihen në statutin e Asociacionit thotë opozita. Qeveria premton se kjo çështje nuk do të diskutohet me askënd, sepse janë pjesë të Kosovës. Dy nga resurset më të mëdha të Kosovës, Liqeni i Ujmanit dhe Trepça janë përfshirë në diskutimet e takimit të fundit të Ekipit Menaxhues në kuadër të hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por nuk është bërë e ditur se çfarë është biseduar në këtë takim. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për këtë çështje. “Kosova i ka të caktuar kufijtë e saj dhe se edhe Ujmani edhe Trepça janë pjesë e Kosovës. Kështu që për këtë çështje Kosova nuk diskuton”, thuhet në përgjigjen e Zyrës e Kryeministrit. E partia opozitare, LDK, kundërshton çfarëdo marrëveshje për Ujmanin dhe Trepçën. Deputetja Vjosa Osmani thotë se Kosova ka një Kushtetutë e cila e definon kush është pronare.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …