Ruçi, kërkon nga ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë që të lobojë për njohjen e Kosovës

Ruçi, kërkon nga ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë që të lobojë për njohjen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf. Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve mund dhe duhet të intensifikohen. Në këtë kuadër, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Ruçi, me këtë rast, shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite dhe kërkoi nxitjen e lobimin saudit për njohjen e pavarësisë së saj nga vendet e tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe, kërkesë që Ambasadori e mirëpriti dhe shprehu angazhimin e tij për të vazhduar të punojë në këtë drejtim.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi nevojën e përfundimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve midis të dy qeverive që janë në proces, si ato në fushën fiskale, të turizmit, transportit ajror, në fushën ushtarake etj. Ai theksoi edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve. Nga ana e tij, Ambasadori Abdelmomen Mohammed Sharaf tha se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të zhvillohen e përfitojnë edhe nga Nisma 2030 e Arabisë Saudite, e cila përveç prioriteteve të zhvillimit të vendit, synon edhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik e tregtar të Arabisë Saudite. Në këtë kuadër do te mbështeten më shumë edhe investimet saudite në Shqipëri. “Ndjenjat pozitive që ju ushqeni dhe mirësia që rrezatoni”, iu drejtua Ambasadori Kryetarit të Kuvendit, “janë një garanci për ngritjen në një shkallë më të lartë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …