Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

Qeveria i ka rritur pagat në të gjitha nivelet, mjekët i ka barazuar me shoferët e veturave zyrtare

Përderisa Qeveria i ka rritur pagat në të gjitha nivelet, mjekët nga të cilët varet jeta e njeriut, janë barazuar me shoferët e veturave zyrtare të Qeverisë. Një mjek specialist merr pagë mujore 659 euro, kurse shoferët e kabinetit qeveritar paguhen 580 euro. Por, shoferët qeveritarë paguhen më shumë se mjekët e përgjithshëm, të cilët kanë pagë 565 euro. Kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, pagat e punëtorëve shëndetësorë i quan skandaloze, madje ai paralajmëron kolaps në shëndetësinë e Kosovës. “Për punëtorët shëndetësorë dhe për mjekët në veçanti, është tepër ofenduese, sepse dihet çka punohet në mjekësi. Sot një vozitës, ose një zyrtar i ulët, merr pagë më të lartë se një kirurg apo mjek specialist. Kjo është me të vërtetë ofenduese ka thënë z. Blerim Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …